Të rëndë po e vlerësojnë këshilltarët opozitarë gjendjen në transportin publik të Komunës së Obiliqit.
Për këtë ata i kanë fajësuar Ekzekutivin e kësaj komune dhe kryetarin Xhafer Gashin, i cili sipas opozitarëve, kishte premtuar se kjo çështje do të rregullohej në 6 muajt e parë të qeverisjes së tij, shkruan sot “Koha Ditore”. Por tash të pakënaqur me transportin publik po del të jenë edhe vetë këshilltarë që i takojnë partisë së Gashit (AAK).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa këshilltarja e AAK-së, Teuta Berisha, kishte kërkuar që të futet si pikë e rendit të ditës edhe çështja e transportit publik në mbledhjen e Kuvendit Komunal, që është mbajtur në fund të muajit prill.
Zyrtarët komunalë të Obiliqit, sikur më herët, nuk kanë njoftuar mediat për këtë mbledhje. Por, këshilltarët opozitarë i kanë thënë “Kohës Ditore” se vetë këshilltarja Berisha e kishte vlerësuar si kaotike gjendjen në transportin publik. Gazeta ka tentuar shumë herë ta kontaktojë Teuta Berishën gjatë ditës së martë, por ajo nuk ka pasur qasje në rrjet.
Shefi i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, Mehmet Krasniqi, thotë se fajtor për këtë gjendje është paaftësia e Ekzekutivit për të vënë rregull.
Të keqe gjendjen në transportin publik në Obiliq e vlerëson edhe këshilltari i LVV-së, Labinot Hashani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.