Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita akuzon udhëheqjen komunale për injorim të këshillave lokale

Këshilltarët nga radhët e partive opozitare akuzojnë udhëheqjen politike të Komunës së Prizrenit për mosbashkëpunim me kryesuesit e këshillave lokale, të cilët nuk janë anëtarë të partive në pushtet.

Për këtë shkak kanë kërkuar që organet komunale në këto marrëdhënie të ndjekin rrugën institucionale dhe jo atë partiake, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë përfaqësues të pushtetit lokal kanë deklaruar se pretendimet e tilla nuk qëndrojnë dhe se këto trupa nuk injorohen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në bazë të Rregullores përkatëse të Kuvendit të Komunës, organet komunale janë të obliguara të bashkëpunojnë me kryetarët dhe me këshillat e zgjedhura, të cilat kanë legjitimitet dhe janë kompetente për t’i përfaqësuar interesat e banorëve, si dhe për t’i adresuar kërkesat në komunë.

Shqetësimet për mosrespektimin e dispozitave të kësaj Rregulloreje i kanë paraqitur në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës, Mybera Mustafa nga LDK-ja dhe Artan Abrashi nga VV-ja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.