Operatorët e transportit ajror do të detyrohen që të dhënat e udhëtarëve t’i dërgojnë në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK). Këto të dhëna thuhet se do të dorëzohen në QKMK me qëllim të përmirësimit të kontrolleve kufitare, luftimin e imigracionit të paligjshëm dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare.
Bartja e të dhënave tek autoritetet kompetente të zbatimit të ligjit është paraparë në projekt-udhëzimin administrativ për masat dhe procedurat e pranimit dhe përdorimit të të dhënave të sistemit, përkatësisht Informacionit Paraprak për Udhëtarë (IPU) dhe Regjistrit me Emrat e Udhëtarëve (REU), i cili të hënën ka dalë në konsultim publik, shkruan sot Koha Ditore.
Në këtë dokument është bërë përcaktimi i procedurave për kërkesën, pranimin, përdorimin, ruajtjen dhe fshirjen e të dhënave të IPU dhe REU nga autoritetet kufitare të Republikës së Kosovës gjatë kryerjes së punëve që kanë të bëjnë me kontrollin kufitar.
Sipas dokumentit të hartuar nga MPB-ja, IPU-ja nënkupton marrjen e të dhënave biografike të udhëtarit dhe të dhënave të tjera të fluturimit nga transportuesit ajror, si dhe transmetimin e të dhënave me mjete elektronike te Autoritetet e Kontrollit Kufitar në vendin e destinacionit, para nisjes së udhëtari. REU-ja në industrinë e transportit ajror është emri gjenerik i dhënë për regjistrimet e krijuara nga operatorët e mjetit ajror ose agjentët e tyre të autorizuar për çdo udhëtim të rezervuar nga ose në emër të ndonjë udhëtari. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Radhë deri në pesë orë në aeroporte, BE-së i kërkohet pezullimi i kontrolleve të reja biometrike
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin
-
Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në këtë maj, krahasuar me të kaluarin
-
Shteti me listë sekrete të teknologjive që cenojnë sigurinë kibernetike
-
QKUK-ja grumbullon gjatë ditës rreth 4.500 euro nga pacientët