Me 234 persona të arrestuar ka përfunduar operacioni policor “Goditja” që u zhvillua nga 8 gushti e deri më 6 shtator nga Policia e Kosovës.
Urdhri operativ ka qenë i planifikuar për shtim të masave të sigurisë në pjesët urbane të vendit, dhe është zhvilluar kryesisht në lokale hoteliere, bare nate e kafene.
“Detyrat që parashiheshin të realizoheshin në zbatim të urdhrit në fjalë janë shtimi i patrullimeve policore, kontrollimi i veturave, lokaleve e personave me qëllim që të gjinden, konfiskohen e procedohen rastet kur ka armëmbajtje pa leje, prishje të rendit e qetësisë publike dhe iniciohen raste tjera penale, përfshirë arrestimin e personave të përfshirë në raste penale”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të Policisë, operacioni “Goditja” ka përfunduar me 14417 patrullime, mbi 72 mijë vetura të kontrolluara, 966 lokale, 234 të arrestuar, 77 revole të konfiskuara e 13 armë të gjata dhe 2376 fishekë të ndryshëm.
Policia ka thënë se do të vazhdojë me aktivitete të njëjta për të shtuar sigurinë në vend.
-
Urdhri operativ “Goditja”, policia arrestoi 14 persona të kërkuar nga gjykatat
-
Për një javë në Prishtinë u konfiskuan 37 armë
-
Gjatë pesë ditëve në Kosovë u arrestuan 72 persona, në kuadër të operacionit “Goditja”
-
Mbi 120 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Rreth dy mijë gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda një dite