Arbëri

ONE HOSPITAL - Tani ju do të keni pajisjet e fundit mjekësore dhe stafin më të kualifikuar, të gjitha në NJË vend

Nëntor, 2019

ONE HOSPITAL, me vendndodhje në qendër të Tetovës është i hapur për të gjithë, çdo ditë të vitit duke ju mundësuar kujdes shëndetësor primar dhe sekondar si edhe diagnostikimin më të mirë. ONE HOSPITAL është një qendër moderne mjekësore me sipërfaqe mbi 3000m2, që ka afërsisht 100 të punësuar nga të cilët 20 janë doktorë dhe më shumë se 40 infermierë dhe ju ofron shërbime të plota diagnostikuese e spitalore.

Me ONE HOSPITAL, një koncept i ri i diagnostikimit dhe trajtimit është duke u shfaqur në fushat e Kirurgjisë së Përgjithshme, Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive, Estetikës, Ortopedisë, Mjekësisë së Përgjithshme me Endoskopi & Kolonoskopi, Pediatrisë, Neurologjisë, Urologjisë, Radiologjisë, Gjinekologjisë, Stomatologjisë, Kirurgjisë Orale & Ortodontike.

ONE HOSPITAL është i pajisur me skanerin PET / CT, një nga pajisjet më efektive të kohës që përdoret në fushën e onkologjisë për zbulimin e tumorit, përcaktimin e fazave të zmadhimit dhe përhapjes së tumorit, planifikimin e radioterapisë, zbulimin se si trupi i përgjigjet trajtimit dhe përcakton nëse tumori ekzistues është beninj ose malinj.

Gjithashtu ka një pajisje MRI 1.5 Tesla që ofron një diagnozë edhe më të detajuar dhe të sigurtë të sëmundjes. Departamenti i Radiologjisë gjithashtu ka: Multi-slices CT, Mamografinë, Densitometrinë e Kockave, Rrezet X, Ultra Tingujt.

Departamenti i ESTETIKËS në ONE HOSPITAL aplikon proçedura të përparuara të klasit botëror, duke përdorur pajisje dhe teknologji të sofistikuar e moderne dhe ekipi ynë drejtohet nga specialistët më të mirë, ekspertë të njohur ndërkombëtarisht me përvojë shumë vjeçare. Ofron proçedura të tilla si: Botox dhe Fillers, Transplantimi i Flokëve, Dermatologji, Largimi i Njollave, Depilimi me Lazer, Stomatologjia Kozmetike, Implantet, Kirurgjia Plastike dhe Rekonstruktive.

ONE HOSPITAL dallon në disa aspekte shumë të rëndësishme dhe është një udhëheqës në terapinë dhe trajtimin spitalor. Këto janë vetëm disa nga arsyet pse duhet të zgjidhni ONE HOSPITAL:

- Atmosfera në spital është shumë miqësore dhe e ngrohtë, në këtë mënyrë pacientët, pas hyrjes në ONE HOSPITAL, do të ndihen të sigurt dhe të qetë, gjë që është shumë e rëndësishme për krijimin e një marrëdhënieje të ndersjelltë pozitive.

- Për shkak të skanerit PET CT dhe MRI 1.5, ONE Hospital është një nga qendrat e pakta mjekësore në rajon që ka teknologjinë më të fundit për diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e tumoreve.

- Stafi i kualifikuar mjekësor është i përqendruar tek pacientët: Ekipi i ekspertëve në ONE HOSPITAL përbëhet nga mjekë të shkëlqyeshëm me përvojë, me njohuri dhe entuziazëm për të diagnostikuar dhe trajtuar një spektër të gjerë të problemeve dhe kushteve shëndetësore duke përdorur metodat, pajisjet dhe teknologjinë më të fundit të klasit botëror.

- Shërbimet e ONE HOSPITAL janë të disponueshme 24/7, me një higjienë të standardeve ndërkombëtare

ONE HOSPITAL ka gjithashtu qendra poliklinike në Shkup dhe Gostivar.

Rreth kompanisë

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni 389 (0) 443444414

email: [email protected] ose në numrin e telefonit: 389 (0)78822777

https://www.onehospital.mk/en/home/

(Artikull i sponsorizuar nga One Hospital)