Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është shprehur i shqetësuar për tensionet në rritje në mes Beogradit dhe Prishtinës, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës.
Raporti i ri tremujor i OKB-së mbi Kosovën i është dorëzuar ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit në një kohë kur ende nuk dihet nëse Kosova do të jetë në rendin e ditës së mbajtjes së sesionit të veçantë për Kosovën, për shkak të kundërshtisë që ka ardhur nga vendet perëndimore.
Në këtë raport ai u bëri thirrje udhëheqësve të të dyja vendeve që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme që mund të përkeqësonin edhe më tej situatën, shkruan N1, transmeton KJ.
Gueterres thekson se i gjithë ky tensionim situate ndodhi për shkak të vendimit të Prishtinës për të rritur taksën e importit 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, vendim ky të cilin deri më tani Prishtina nuk ka pranuar ta pezullojë pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga SHBA-të dhe BE-ja.
“Tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës vazhdojnë të rriten dhe të kenë ndikim negativ në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve”, citojnë mediat raportin e Guterresit për Kosovën.
Në të ai kërkon nga liderët e të dyja vendeve “që të përdorin kokën e ftohtë në kërkim të progresit për dialogun”. Guterres gjithashtu rikujtoi se taksa nga Serbia dhe Bosnja është futur pas dështimit të Kosovës për të siguruar anëtarësimin në Interpol.
-
OKB-ja e shqetësuar me tensionet në Kosovë
-
Për tensionet në veri, sekretari i OKB-së përmend si shkaktar edhe veprimet e autoriteteve në Prishtinë
-
Raporti i OKB-së flet për situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë
-
Tanin: Kosova dhe Serbia të zbusin qëndrimet për vazhdimin e dialogut
-
Guterres thotë se ideja e korrigjimit të kufijve ka ngjallur brenga në rajon e më gjerë