Organizata Joqeveritare “Active Minds”, përmes një reagimi, ka shprehur shqetësimet me gjuhën e përdorur nga disa politikanë dhe ish-politikanë, të cilët ende pa filluar fushatën zgjedhore, kanë zgjedhur që të fillojnë me akuza dhe kundërakuza, e të cilët deri më tani nuk i kemi parë asnjëherë duke dorëzuar prova në organet e drejtësisë, andaj u bëjmë thirrje të gjitha organizatave politike që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes, transmeton Koha.net.
Ne, si organizatë joqeveritare, shpresojmë që të gjitha partitë politike, gjatë gjithë fushatës do të shpalosin programe konkrete, të cilat do të ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, duke përmirësuar arsimin dhe shëndetësinë, dy nga shtyllat kryesore për ngritjen e shtetit tonë. Ne shpresojmë që këto zgjedhje do të jenë edhe model, ku e gjithë fushata do të jetë e fokusuar në programe konkrete dhe jo në akuza të ndryshme, siç jemi mësuar t’i dëgjojmë deri më tani.
Po ashtu ne i bëjmë thirrje edhe prokurorisë, që gjatë gjithë fushatës të përcjell me intensitet të shtuar, dhe të përcjellën të gjitha deklaratat ku bëhen akuza të ndryshme nga politikanë dhe të fillojë hetimet sipas detyrës zyrtare, thuhet në reagimin e OJQ-së “Active Minds”, të nënshkruar nga drejtori i saj, Islam Qerimi.
-
Këshilli Prokurorial u bën thirrje partive politike të mos e përdorin për fushatë sistemin prokurorial
-
Nis fushata zgjedhore
-
Partive u kërkohet të përmbahen nga gjuha e urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore
-
Gjuhë nxitëse e urrejtëse në tri javë fushatë, thotë DnV
-
DnV: Fushata zgjedhore e karakterizuar me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes