Përcaktimi i pagës minimale nga ana e Kuvendit të Kosovës, po konsiderohet si shqetësues për sektorit privat, raporton KTV.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se sektori privat po ndikohet nga rritja e pagave në sektorin publik.
Ai ka deklaruar se Kosova ka shënuar rënie të investimeve të huaja direkte.
Në këtë konferencë u shpalos edhe një hulumtim i cili tregonte vështirësitë që hasin bizneset vendore gjatë eksportit.
Sipas këtij hulumtimi, 10% e kompanive nuk eksportojnë, kurse 82% kanë deklaruar se produktet e tyre plotësojnë standardet e kërkuara nga BE-ja.
Edhe
Oda Amerikane thotë se rritja e pagës minimale mund të përkeqësojë papunësinë te të rinjtë
Drejtuesit e OEK-ut kanë thënë se tregjet më të lehta për eksport të produkteve kosovare në nivelin rajonal, mbesin ato të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa, në tregun e Bashkimit Evropian janë: Gjermania, Zvicra, Belgjika, Italia, Holanda, Suedia, Greqia, Sllovenia e Franca.
-
OEK-u e quan fushatë politike ftesën e MF-së për çështjen e pagës minimale
-
Azemi: Në privat, absolutisht nuk do të zbatohet vendimi për pagë minimale 350 euro
-
Ngrihen dyshime se vendimi për rritje të pagës minimale është i jashtëligjshëm
-
Ligji për pagën minimale, Rafuna: S’ka ndikim në sektorin privat