Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OEK: Edhe në Austri nuk mund të vozitet me patentë-shofer Kosovar

​Komuniteti i biznesit vendor ballafaqohet me vështirësi të shumta për të qenë pjesë e barabartë e të bërit biznes në aspektin rajonal, evropian dhe më gjerë.

Një ndër parakushtet kryesore të të berit biznes është lëvizja e lirë e qytetarëve, mallrave dhe shërbimeve që fatkeqësisht ne kosovarët jemi në pozitë të palakmueshme, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

OEK nëpërmjet një komunikate thotë se në aspektin rajonal dhe në implementimin e CEFTA-së vet fakti që dy shtete nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, siç është Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në të njëjtën kohë ato nuk pranojnë dokumentacione dhe e pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, shërbimeve dhe mallrave nga Kosova me ç’rast e bëjnë të pamundur të jemi të barabartë dhe konkurrues në këtë pikëpamje.

Një shqetësim tjetër sipas OEK, është edhe fakti që Austria e pamundëson kalimin transit nëpër këtë shtet, drejt vendeve të tjera evropiane sepse nuk e pranon patentë-shoferin e lëshuar nga institucionet kosovare, po ashtu shqetëson fakti i procedurave burokratike për dhënien e vizave që është shndërruar në një ndër barrierat më të theksuara për biznesin vendor sidomos në vitin 2016, 2017 e për fat të keq po vazhdon edhe në vitin 2018.

Oda Ekonomike apelon tek institucionet vendore që me urgjencë të kontaktojnë institucionet e shtetit mik të Austrisë për të diskutuar lidhur me këtë barrierë shqetësuese sepse ne jemi pjesë e Ballkanit Perëndimore dhe shpresojmë të jemi pjesë e familjes evropiane, ndërkohë futja e Kosovës në grupin e këtyre shteteve është dëmi më i madh që i bëhet, qoftë në aspektin ekonomik, integrues, psikologjik e më së shumti në imazh.