Shoqata e Bankave të Kosovës me anë të një komunikate bën të ditur se sipas raportit të fundit të OECD ‘Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore’, qasja në financimin nga bankat në Kosovë është më e larta në rajon.
“Në këtë raport për vitin 2018, sektori bankar në Kosovë vlerësohet në superlativ në kategoritë të cilat merren për bazë për përcaktimin e qasjes në financa siç është konkurrenca në sektorin bankar, kërkesat për kolateral, ofrimi i kredive dhe ndërmjetësimi në risk, etj”, thuhet në komunikatë.
Petrit Balija, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës tha se kjo është një arritje e rëndësishme për sektorin bankar në Kosovë, veçanërisht kur kemi parasysh se bankat në Kosovë afarojnë në një mjedis me sfida të shumta siq është kapaciteti i ulët ekonomik, informaliteti i lartë, dhe vështirësitë në zbatimin e kontratave.
“Prandaj, këto rezultate të sektori bankar janë mjaft inkurajuese pasi që rritja e qasjes në financa nënkupton lehtësim për zgjerimin e bizneseve dhe plotësimin e nevojave të ekonomive familjare për financim. Kosova është vlerësuar më lartë në rangim me Shqipërinë, Bosnjën dhe Malin e Zi, dhe në nivel të njëjtë me Maqedoninë dhe Serbinë”, thuhet në komunikatën e Shoqatës së Bankave të Kosovës.
-
Cila bankë ka kamata më të ulëta? Lansohet platforma për krahasimin e shërbimeve bankare
- Nxitja e rritjes së qëndrueshme në Kosovë kërkon financim të qëndrueshëm
-
Banka Botërore: Rritja e sivjetme ekonomike në Kosovë, 3.7 për qind
-
“BKT Kosova Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2022” nga Global Finance
-
DASH: Kosova ruajti sektorin financiar nga ndikimi i COVID-19