Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të ndihmojë studentët e universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, për të kryer pjesën praktike në kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Për këtë të mërkurën u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Isa Boletini” të përfaqësuar nga prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Rifat Morina si dhe Odës Ekonomike të Kosovës, të përfaqësuar nga kryetari, Safet GërxhaliuProrektori Morina, tha se Universiteti “Isa Boletini” është i fokusuar në programet teknike, prandaj si i tillë ka nevojë për bashkëpunim të ngushtë më botën e biznesit, raporton EkonomiaOnline.
“Jemi shumë të kënaqur për këtë bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe jemi të bindur në efektet pozitive të këtij projekti të përbashkët”, tha ai.
-
Dhjetë studentë mitrovicas do ta kryejnë praktikën në Universitetin e Bursës
-
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë nis mësimin në objektin e ri
-
Oda Ekonomike dhe EYE bashkë për të mbështetur zhvillimin e bizneseve
-
OEK: Mbështesim implementimin e U.A. për Vërejtjet e Kombinuara, kërkuam të jemi palë këshilluese
-
BKT Kosova dhe Fakulteti Ekonomik – Universiteti “Hasan Prishtina” nënshkruan memorandum mirëkuptimi