Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Oda e Veterinerëve kërkon të mos njihet si OJQ

Dardan Pozhegu nga Oda e Veterinerëve e Kosovësm Prill 2022

Dardan Pozhegu nga Oda e Veterinerëve e Kosovës, ka njoftuar se edhe pas 18 vjetëve që nga krijimi, ajo vazhdon të funksionojë si organizatë joqeveritare, pasi nuk njihet me ligj.

I ftuar të hënën në emisionin SOT në KTV, Pozhegu ka thënë se në fund të vitit të kaluar është kërkuar që të miratohet ky ligj, por edhe pas premtimit të Komisionit për Bujqësi se do ta sponsorizojë këtë ligj, ende nuk ka asnjë hap të ndërmarrë.

“Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Fitore Pacolli më ka pritur në një takim në muajin dhjetor dhe ka premtuar që Komisioni do të jetë sponsorizues i këtij ligji dhe jo ministria, mirëpo kanë kaluar mbi pesë muaj dhe nuk kemi akoma përgjigje. Oda vazhdimisht kërkon takime, por nuk ftohet dhe nuk gjen përgjigje për kërkesat e saj”, ka thënë ai.

Pozhegu ka shtuar se në mungesë të këtij ligji, certifikimi i veterinerëve bëhet në klinika të veterinarisë. Sipas tij, edhe licencimi nuk bëhet në formë të duhur, pasi licencohet klinika e jo individët.

“Veterinerët tanë nuk mund të aftësohen në vazhdimësi në mungesë të këtij ligji, certifikimi i tyre bëhet në klinika të veterinarisë. Agjencia e Veterinës kur e licencon një klinikë veterinare për të punuar, e licencon vetëm klinikën si objekt ndërsa ne si veterinarë nuk kemi certifikim profesional për të punuar”, është shprehur ai.

Të shtunën e fundit të muajit prill, shënohet dita Botërore e Veterinarisë.

 

Artikuj të ngjashëm