Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se refuzon mjetet e ndara prej tre milionë euro për këtë subjekt nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike, i miratuar me 72 vota pro në Kuvendin e Kosovës gjatë muajit dhjetor.
Sipas OHT-së, pandemia COVID-19 ka goditur në mënyrë joproporcionale industri të ndryshme të ekonomisë në Kosovë dhe se me tre milionë euro s’mund të mbulohen dëmet e bizneseve hoteliere gjatë pandemisë.
“Arsyeja e refuzimit është sepse në bazë të burimeve të sakta, dhe llogaritjeve që janë bërë i bie që kompensimi për subjekte të jetë nga shuma 20 euro deri në 170 për subjekt”, thuhet tutje në komunikatën e OHT-së.
Artikuj të ngjashëm
-
OHTK-ja kërkon mbështetje financiare, për gjendjen e rënduar me pandeminë ia lë fajin MSH-së
-
Në turizëm konsiderohen të papërshkrueshme dëmet që solli pandemia
-
Sogojeva kërkon që shteti ta përkrah sektorin e hotelerisë me mbi 1 miliard euro
-
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kundërshton masat e Qeverisë, paralajmëron protesta
-
Bizneset ankohen se s’i kanë marrë ndihmat nga 60-milionëshi i rimëkëmbjes