Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O'Connell.
Sipas njoftimit për media, në këtë takim fillimisht ambasadori O'Connell i uroi kryeprokurorit Shala për detyrën e re. Me këtë rast, kryeprokurori Shala falënderoi ambasadorin O'Connell për përkushtimin dhe bashkëpunimin e tij në fushën e sundimit të ligjit.
Kryeprokurori Shala shprehu përkushtimin e tij në luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe në mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qytetit të Prizrenit.
Në anën tjetër, Ambasadori O'Connell ka ripërsëritur qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen dhe bashkëpunimin në forcimin e sistemit të drejtësisë.
-
Petrit Kryeziu caktohet u.d i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren
-
Shala: Shpresojmë të rrisim shkëmbimin tregtar me Britaninë
-
Shala priti O’Connellin, flasin për përkrahjen ekonomike të Kosovës
-
O’Connell shpreson të rekrutohen prokurorë me meritë, e jo me ndikime të jashtme
-
O’Connell: Kosova sfidohet nga krimi i organizuar