Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, thotë së s’mund të detyrohet Mali i Zi që të dërgojë në Arbitrazh marrëveshjen e demarkacionit më Kosovën.
“Po e them përsëri që çështja e demarkacionit është çështje bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi. Dhe është grupi i Shëngenit, e jo Bashkimi Evropian që ka dhënë kusht për liberalizimin e vizave. Britania nuk është pjesë ë grupit të Shëngenit por kur dikush parashtron procesin teknik me kushte për të arritur diçka, mendoj që reagimi më i mirë është plotësimi i atyre kushteve, transmeto televizioni publik.
Për arbitrazhin, lë të kuptojmë se nuk është diçka që mund të kërkohet apo të detyrohet Mali i Zi që të shkojë në arbitrazh. Ata kanë nënshkruar marrëveshje më Kosovën dhe çdo vlerësim ndërkombëtar teknik ka thënë që nuk ka pasur gabime”, përgjigjet O’Connell ndaj pyetje së një qytetari në profilin ë tij në Facebook, nëse do të ketë mirëkuptim të BE-së për liberalizim të vizave me Kosovën, nëse çështja e demarkacionit bartet në Gjykatën ë Arbitrazhit.
-
Dërgimi i demarkacionit në Arbitrazh mund ta ndryshojë situatën për liberalizim
-
Çfarë mendojnë qytetarët për demarkacionin
-
Sipas Delawie, ratifikimi i Demarkacionit është më afër se kurrë
-
Rinegociimi dhe arbitrazhi në Projektligjin për demarkacionin
-
Qeveria i kërkon BE-së fleksibilitet rreth demarkacionit