Lideri i Dverit në Serbi, Boshko Obradoviq, kërkoi sot përsëri një seancë të jashtëzakonshme për Kosovën.
Ai u tha gazetarëve në Beograd se Kuvendi i Serbisë asnjëherë nuk miratoi ndonjë platformë në bazë të së cilës presidenti Aleksandar Vuçiq mund të kryejë negociata.
Obradoviq tha se Vuçiq nuk ka të drejtë të ndryshojë kufijtë e Serbisë “për të negociuar fshehurazi dhe për të ndryshuar tonën për tonën dhe se ai nuk ka të drejtë të njohë pavarësinë e Kosovës”.
Ai gjithashtu pohon se Vuçiq po negocion për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për atë që Kosovës t’i bashkohen “pjesë tjera të Serbisë, komuna e tërë e Preshevës, tetë fshatra në komunën e Medvegjës dhe Bujanocit”.
Edhe deputetit i Partisë Popullore SDS, Miroslav Aleksiq, u tha gazetarëve se nuk ka pasur diskutime për Kosovën që shtatë vjet në Kuvendin e Serbisë, raporton KosovaPress.
-
Në Kuvendin e Serbisë po vazhdon seanca për Kosovën
-
Vuçiq çuditet pse po i kërkohet direkt njohja e Kosovës
-
Vuçiq: Duam një kompromis, por nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës
-
Vuçiqi: S’mund të flasim me Kosovën nëse ajo pret vetëm njohjen dhe kërkimfalje për diçka
-
Kosova, e shurdhër ndaj pozicionit serb për pazare me territorin