Komiteti i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale i Komunës së Vitisë është tërhequr nga kërkesa për ndërtimin e objektit për persona me aftësi të kufizuara e mendore meqë qeverisja lokale nuk ka arritur të siguronte buxhetin prej 160 mijë eurosh sa është kërkuar, shkruan sot Koha Ditore.
Zyrtarë të komitetit kishin kërkuar që të ndërtohej një shtëpi e komunitetit në Viti për 10 persona me aftësi të kufizuara mendore, të cilët janë qytetarë të kësaj komune me qëllim trajtimin e tyre dhe risocializimin në shoqëri e cila do të krijonte edhe lehtësi për familjarët e personave me aftësi të kufizuara mendore e të cilët detyrohen t’i dërgojnë për trajtim në Qendrën e Shëndetit Mendor, në Gjilan... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Mungesa e kapaciteteve psikiatrike lë persona me çrregullime mendore në burgje
-
Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për tokën për ndërtimin e qendrës sociale në Graçanicë
-
Dështon shkaku i kuorumit mbledhja e Komisionit për Shëndetësi
-
QIPS: Mosfunksionimi i sistemit të shëndetit mendor një nga faktorët për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan
-
Shteti në tentimin e katërt për restaurimin e monumentit midis Prishtinës