Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Objekti nga i cili zbukurohet gjithë Prishtina në gjendje të shëmtuar

Tërë Prishtina mbushet me lule nga një objekt i vetëm, që ndodhet në kryeqytet.

Ai njihet si lulishtja e qytetit dhe menaxhohet nga ndërmarrja “Hortikultura’, raporton “038” i KTV-së.

Këtu tashmë kanë nisur kultivimin e bimëve që më pas, do të shfrytëzohen në qytet.

Sadri Shala thotë se punon në këtë objekt tash e 30 vjet dhe që sipas tij, godina është ndërtuar në vitin 1964.

Që atëherë, pak investime janë bërë këtu.

Investimet këtu kanë munguar, thonë punëtorët, për shkak të shpresës që do të ndërtohet një objekt i ri.

Në Komunën e Prishtinës ka gati 1 dekadë që ekziston kërkesa për një ndërtesë të re në Matiqan.

Habib Qorri, shef i shërbimeve publike, ka thënë se projekti është i vjetër dhe për të ka vendosur Kuvendi Komunal.

Vetë drejtori i ndërmarrjes komunale, Isak Rakovica, ka thënë se projekti nuk është proceduar tutje, sepse MAPL-ja në vitin 2015, kur ideja ishte shqyrtuar në Kuvendin Komunal, kishte kërkuar dokumente shtesë.

Që atëherë, asgjë nuk është bërë për ndërtimin e objektit të ri dhe as nuk është investuar në ndërtesën e vjetër.

Artikuj të ngjashëm