Objekti gati milionësh që ishte paraparë si pushimore për fëmijët jetimë vazhdon të mbetet i pashfrytëzuar. Edhe pse ndërtimi i tij ka përfunduar para shumë vjetësh, ky objekt nuk është funksionalizuar asnjëherë.
Zyrtarët komunalë të Podujevës disa herë e kanë përsëritur se për shkak të mungesës së mjeteve nuk kanë arritur që këtë objekt ta bëjnë të gatshëm për t’i pritur mysafirët, për të cilët ishte dedikuar, shkruan sot Koha Ditore.
Për shkak të kësaj kjo godinë është tentuar të jepet edhe me qira. Por, deri tash as kjo nuk ka pasur sukses. Tash komunarët e Podujevës nuk kanë treguar se çfarë kanë në plan të bëjnë me këtë objekt, edhe pse kjo u është kërkuar që nga 8 shkurti.
Ndërkohë, para dy vjetësh, zëdhënësi Nazmi Elezi, kishte thënë se nuk e dinë as sa mjete duhen për ta funksionalizuar këtë pushimore, pasi deri atëherë nuk kishin bërë asnjë vlerësim konkret.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, nisin hetimet
-
Dy javë me kontejnerë të stërmbushur në Podujevë
-
Shteti në tentativën e radhës për ngjalljen e dy monumenteve me OJQ
-
Ministria e Kulturës hesht për mbylljen e pjesshme të Kalasë së Prizrenit
-
Kalaja e Prizrenit ku u investuan mbi një milion euro, pjesërisht e mbyllur për vizitorë