Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Objekti i ri i shkollës së muzikës, në hapësirën e ish-qendrës tregtare

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me shumicë votash kanë miratuar vendimin që objekti i ri i shkollës së muzikës “Lorenc Antoni” të ndërtohet në hapësirën ku dikur ka operuar ish-qendra tregtare “Benaf”. Shqyrtimi i kësaj pike ka ngjallur debat të gjatë në seancën e së enjtes, me ç’rast grupet opozitare kanë shprehur qëndrimin se pushteti lokal përmes projekteve të tilla e ka nisur fushatën paraelektorale.

Në fillim të shqyrtimit kryesuesi Kujtim Gashi ka shpjeguar se meqë Ministria e Arsimit ka shprehur gatishmërinë që të investojë në objektin e ri shkollor, Drejtoria e Urbanizmit mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga niveli qendror ka hulumtuar për gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm, dhe se në fund është përcaktuar për parcelën tek ish-“Benafi”, ngase ka më shumë se 70 arë. Pas kësaj ai ka hapur debatin për këtë çështje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.