Janë shkaktuar shumë çarje në muret e objektit shkollor në fshatin Bellopojë që është paralele e ndarë e shkollës amë “Shefki Kuleta” në Tërrnavë të Podujevës.
Rrëshqitja e dheut dy vjet radhazi në atë pjesë të fshatit ka bërë që muret e tualeteve të pësojnë shumë dëmtime e po ashtu edhe të një dhome mësimi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drejtori i kësaj shkolle, Xhemail Kuleta, thotë se jeta e 120 nxënësve dhe mësimdhënësve në këtë objekt është e rrezikuar. Sipas tij, pos renovimit të kulmit të shkollës së Bellopojë nuk është investuar asnjëherë më parë.
“Godina e paraleles në Bellopojë ka fillua me u ndërtue para luftës me vetëkontribut të fshatarëve dhe donatorëve të ndryshëm, në mesin e tyre Adem Deshishku. Para lufte nuk është arrit me u përfundue objekti, pos dy pllakave. Pas lufte është përfundue nga Komuna dhe fondacioni i UFORK-ut. Vendosja e nxënësve në këtë objekt është ba në vitin më 1 shtator 2002. Sa u përket dhomave të mësimit objekti i plotëson kushtet”, ka thënë Xhemail Kuleta... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)