Trualli i fabrikës për prodhimin e bukës “Kualiteti” në Gjilan tashti është tokë ndërtimore, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo nga fabrika e cila ishte nxjerrë në privatizim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e që ishte blerë nga një investitor privat, ka funksionuar pak vjet e më pas është ndërprerë prodhimi bukës, sepse blerësi ua kishte shitur pjesën e tij investitorëve, të cilët e kishin parë si leverdi ngritjen e objekteve të larta banesore për shitje.
Ndërkaq Drejtoria e Urbanizmit e Gjilanit ka dhënë edhe lejen për rrënimin e fundit të objektit të kësaj ish-ndërmarrjeje, e cila dikur ishte në pronësi të shtetit dhe e cila kishte të punësuar afro 100 punëtorë.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Vdiq punëtori që u rrëzua nga kati i gjashtë i ndërtesës ku po punonte
-
Bie nga kati i gjashtë një punëtor, dërgohet në QKUK
-
Komuna nis lirimin e parkingut pranë Ministrisë së Bujqësisë për ndërtimin e Shkollës së Muzikës
-
Fermerët “lajnë” me qumësht Ministrinë e Bujqësisë
-
Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve