Komuna e Obiliqit së shpejti pritet të bëhet me ndërmarrje publike lokale “Kastrioti“ SH.A. Vendimi për themelimin e kësaj ndërmarrje është aprovuar në Kuvendin Komunal të Obiliqit, në seancën e fundit me kërkesën e kryetarit Xhafer Gashi. Ky vendim është dërguar për shqyrtim në ministritë gjegjëse dhe sipas një njoftimi nga ana e MPL-së, ky vendimi i KK Obiliq është i ligjshëm dhe prodhon efekt juridik.
“Kemi pranuar shkresën përcjellëse nga MPL-ja, për Vendimin Nr.I-345 ”Krijimin e Ndërmarrjes Publike Lokale- Kastrioti“ SH.A, e aprovuar ne Kuvendin e Obiliqit dhe e dërguar për shqyrtim të ligjshmërisë nga ana e MPL-së dhe MEA-së, ku sipas organeve gjegjëse brenda ministrisë, vendimi i KK Obiliq është i ligjshëm dhe prodhon efekt juridik”, ka shkruar kryetari i Obiliqit X Gashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vazhdim ai ka shkruar:
Si institucion komunal, do të punojmë në përfundimin e të gjitha procedurave ligjore të përcaktuara sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi dhe shumë shpejt komuna e Obiliqit do të ketë ndërmarrjen publike lokale, shumë të domosdoshme dhe e nevojshme duke pasur parasysh se brenda qytetit tonë kemi rritje të hapësirave të gjelbra, parqe, sheshe, objekte kulturore dhe sportive, kësisoj kërkohet mirëmbajtja dhe kujdesi ndaj tyre!”