Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbajti sot në komunën e Obiliqit, ceremoninë e vënies së Gurë themelit të Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil, njofton kumtesa nga MPB.
Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha dhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, të cilët së bashku vunë gurë themelin e Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil.
Me këtë rast, zëvendësministri Hoxha, theksoi se është i lumtur që po merr pjesë në fillimin e punimeve të këtij projekti shumë të rëndësishëm për komunën e Obiliqit. Ai u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë edhe më tej të përkrahë projekte që ofrojnë kushte më të mira për qytetarët.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, tha se me investime të tilla, ndihmohet komuna në ofrimin e shërbimeve më cilësore, njëkohësisht krijohen kushte më të mira për punonjësit e sektorit civil.
-
Obiliq, nënshkruhet kontrata për projektin e sistemit të ngrohjes qendrore
-
Në Obiliq përurohet qendra për pajisje me dokumente
-
MPB dhe Obiliqi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
-
Juniku bëhet me qendër për pajisje me dokumente personale dhe për regjistrim të veturave
-
Nga strukturat paralele në Regjistrin e Kosovës – Serbëve u mundësohet regjistrimi i gjendjes civile