Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OAK me rekomandime për Projektligjin për Miniera dhe Minerale

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), së bashku me bizneset e sektorit minerar, organizuan konferencë për media lidhur me Projektligjin për Miniera dhe Minerale.

Anëtari i Bordit të OAK-ut, Hamdi Malushi tha se kanë brenga të mëdha lidhur me projektligjin aktual për miniera dhe minerale.

“Sektori privat me plot gojën thuhet se është promotor i zhvillimit ekonomik, mirëpo këtu qëndrojnë problemet tona për zhvillim, shihet se kemi probleme të mëdha. Formulimi i ligjeve që është bërë nuk është i përkryer ashtu siç është harmonizuar, ndërsa edhe zbatimi është problem. Mirëpo ne kemi ardhur deri te konkludimi se formulimi i ligjeve që është bërë është pengesë për biznese dhe kanë sjell gjendjen e bizneseve për të hequr dorë ose të shuajnë bizneset”, ka thënë Malushi, duke shtuar se ka një shkëputje ku biznesi dhe ligjvënësi nuk komunikojnë mes vete, dhe për ata jemi këtu që ta përçojmë fjalën tonë të institucionet, shkruan KsP.

“Kemi ngritur zërin kur e kemi parë projektligjin në fjalë, por ndodhi diçka që ne asnjë shenjë nuk e pamë, andaj ne bëjmë thirrje. Që projektligji të hiqet për votim derisa të merrem parasysh rekomandimet e bizneseve dhe OAK”, ka thënë ai.

“Biznesi po stagnon dhe zhvillimi po stangon si pasojë e ligjit për miniera dhe minerale. Sepse nuk e banë barra qiranë për bizneset. Ligji duhet të jetë më i përshtatshëm për biznese. E kemi është problemi, sa dëgjohet zëri i bizneseve dhe nuk dëgjohet asnjë herë”, tha ai.

Edhe Bizneset kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale Arbëri Bizneset kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale

Ai ju bëri thirrje deputetëve që të bëhet një Komision parlamentar për harmonizimin e rekomandimeve të bizneseve për ligjin e minierave dhe mineraleve.

Ndërsa, biznesmeni Menderes Halabaku ka kërkuar harmonizim ndërmjet Pylltarisë dhe KPM-së për licenca.

“Te rekomandimi te harmonizimi në mes rezerva për kohëzgjatje në mes Agjencisë së Pyjeve”, ka thënë Halabaku.

Biznesmeni Binak Kalludra ka thënë se pa ligj nuk ka shtet dhe shoqëri, andaj duhet të përfshihen rekomandimet e dala nga bizneset dhe OAK.

“Një investitor serioz nuk mund të funksionoj brenda një pesë hektarëshi, sepse këto janë kufizime. Andaj, duhet ta ngrisim zërin ta bëjmë këtë zgjidhje.

Edhe OAK-u kërkon largimin nga rendi i ditës të Projektligjit për Miniera dhe Minerale Arbëri OAK-u kërkon largimin nga rendi i ditës të Projektligjit për Miniera dhe Minerale

OAK ka bërë gjashtë rekomandime për harmonizim të ligjit.

Ndër to OAK kërkon që të bëhet një ndarje e këtyre dy sektorëve dhe gjithashtu të krijohet një procedurë e veçantë dhe më e thjeshtë për aplikim për licencë për seperacionet.