Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OAK identifikon një varg problemesh me të cilat përballen mediat

Mediat në Kosovë janë duke u ballafaquar me shumë sfida të cilat janë duke e penguar në masë të madhe zhvillimin e saj dhe të cilat ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.

Kështu u tha në një takim që Oda e Afarizmit të Kosovës pati me disa pronarë, drejtorë dhe përfaqësues të mediave.

Ndër problemet e mëdha që janë identifikuar nga OAK janë:

Mosfunksionimi i ligjit mbi të drejtat autoriale;

Ligji mbi sponzorizimin ku anashkalohen mediat;

Edhe Jakaj: Institucionet e pavarura rrezikojnë paralizimin, pasojat mund të jenë të pariparueshme Arbëri 15 o. më parë Jakaj: Institucionet e pavarura rrezikojnë paralizimin, pasojat mund të jenë të pariparueshme

TVSH-ja për media jo funksionale, sepse mediat lirohen nga TVSH në shitje por jo edhe në blerje;

Mosidentifikimi i IP-ve për Kosovën;

Mungesa e domainit;

Problemet me funksionimin të lirimit të mediave nga importi e tjera.

Edhe IKD: Vendimet e KPM-së po cenojnë seriozisht lirinë e mediave në Kosovë Arbëri 1 muaj më parë IKD: Vendimet e KPM-së po cenojnë seriozisht lirinë e mediave në Kosovë

Ky takim i parë i OAK-së me këtë sektor u vlerësua shumë nga të pranishmit, si dhe u theksua që këto janë vetëm disa nga problemet e identifikuara në klimën mediale të të bërit biznes.

“Të gjithë përfaqësuesit e pranishëm në këtë takim dhe mediat e tjera që nuk patën mundësi të jenë të pranishëm u shprehën të gatshëm që të punojnë së bashku që të ndërmarrin hapat e duhur në mënyrë që të përmirësojnë klimën e të bërit biznes dhe të krijojnë lehtësira për këtë sektor”, thuhet në një komunikatë të Odës.