Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nyja rreth demarkacionit synohet të zgjidhet këtë javë

Vendimmarrja në Kuvend do të riaktivizohet këtë javë në përpjekjen për t’i dhënë zgjidhje nyjës rreth demarkacionit. Kryesia e organit ligjvënës të hënën do ta shqyrtojë Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, vetëm një ditë para se kryeministri malazias, Dushko Markoviq, e nis vizitën e parë zyrtare në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Partitë në pushtet janë duke bërë përpjekje që të gjendet një justifikim i fortë për t’i dhënë mbështetje versionit zyrtar të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Opsion është miratimi i një deklarate të përbashkët mes dy vendeve, ku shprehet zotimi për rishikim të marrëveshjes nëse gjenden fakte të reja. Por kryeministri malazias ka përjashtuar opsionet e tjera derisa ka thënë se vjen me kërkesën e vetme - që Kosova ta ratifikojë marrëveshjen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas më shumë se dy javë qëkur Komisioni për Punë të Jashtme e procedoi demarkacionin në Kryesi, kjo e fundit përfundimisht do ta shqyrtojë atë në mbledhjen e së hënës.

Aty pritet të vendoset data se kur marrëveshja do t’u përcillet deputetëve në seancë plenare. Objekt shqyrtimi do të jetë Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Ai përmban edhe një nen, i cili e lë të hapur mundësinë e rinegociimit të këtij dokumenti apo edhe që çështja e demarkacionit të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)