Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nxënësit në Deçan dhurojnë rroba dimri për nevojtarët

Aksioni humanitar i dhurimit të rrobave të ngrohta për dimër qytetarëve në nevojë, që jetojnë me ndihma sociale dhe të varfrit e tjerë që nuk kanë kushte për blerje rrobash dimri për të mos ndjerë të ftohtit, është zhvilluar të enjten edhe në Deçan.

Në drunjtë e parkut të qytezës, janë varur rroba të ndryshme dimri nga nxënësit e shkollës fillore “Isa Boletini” të fshatit Isniq, të cilët në këtë të ftohtë menduan edhe për të tjerët, që të mos e ndjenjë të ftohtit grumbulluan dhjetë qese najloni të mbushura me pallto e xhaketa dimri, shkruan sot Koha Ditore.

Më përkrahjen e drejtorit të shkollës Shaban Mehmetaj dhe dy mësimdhënësve të tjerë të kësaj shkolle, Lirim dhe Bashkim Kameraj, të enjten nxënësit e kalesave IX të kësaj shkolle në parkun e qytetit në Deçan varen pallto për mosha të ndryshme me mbishkrimin: “Nëse ke nevojë merre është falas”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)