Nxënësit e shkollës së Funarit të Elbasanit bllokojnë furgonin e mësuesve në mes të rrugës. Janë nxënësit e shkollës 9-vjeçare, të cilët nuk kanë lejuar mësuesit që të shkojnë në shkollë, raporton abcnews.al. Shkak për këtë është mungesa e transportit të tyre.
Në shkollën e Funarit zhvillojnë mësim nxënës nga disa fshatra, mes tyre edhe Mollagjeçi, që ndodhet larg. Nxënësit duhet të përshkojnë disa kilometra për të shkuar aty. Me gjithë kërkesat e vazhdueshme të prindërve dhe nxënësve, çështja nuk është zgjidhur. Ndaj për këtë arsye ata protestuan dhe do të vazhdojnë të bllokojnë rrugën derisa atyre tu sigurohet transporti.
Artikuj të ngjashëm
-
Stacioni i Autobusëve që frikëson prindërit e nxënësve
-
Një klasë në Shkollën në Orllan e bojkoton mësimin shkaku i mungesës së transportit
-
Banorët e “Akllapit” në Lipjan kërkojnë të rikthehet transporti i komunës për bartjen e nxënësve
-
Procedurat e prokurimit lënë pa transport nxënësit në Fushë-Kosovë
-
Banorët e fshatit Gllogovicë kërkojnë transport publik