Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nxënës shqiptarë mësojnë serbishten, e ata serbë shqipen

Të rinj serbë nga disa komuna, janë bërë bashkë në Graçanicë për ta mësuar gjuhën shqipe.

E gjithë kjo është nisur nga një 15-vjeçare serbe, e cila, me ndihmën e organizatave joqeveritare, ka arritur që të organizojë kurs të gjuhës shqipe për serbët dhe të gjuhës serbe për shqiptarët, raporton KTV.

Ideja për organizimin e këtij kursi, Nikolina Gjorgjeviqit i ka ardhur pas vështirësive që ajo ka hasur për të komunikuar me shqiptarët.

Pjesë e kursit është bërë edhe një vajzë tjetër nga Graçanica.

Ajo shpreson që aktivitete të tilla do të organizohen edhe në të ardhmen.

Ligjëruesja e këtij kursi thotë se mësimi i gjuhës shqipe dhe serbe nga të rinjtë është hap i duhur, duke pasur parasysh bashkëjetesën e të dyja komuniteteve në Kosovë.

Edhe “Vetizolimi” i serbëve nga shqipja Arbëri “Vetizolimi” i serbëve nga shqipja

Ajo thotë se numri i të rinjve serbë të interesuar për ta mësuar shqipen është më i madh se i shqiptarëve për gjuhën serbe, derisa shpreson se ideja do të zgjerohet edhe në komunat e tjera.

Kursi shqip-serbisht dhe serbisht-shqip është falas dhe do të mbahet deri në fund të muajit korrik.