Arbëri

Nxehtë edhe në dy ditët e ardhshme

Foto: Koha / ilustrim

Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte, në dy ditët në vazhdim, më 18 dhe 19 tetor, do të vijojë të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike mbeten relativisht të mira, meqë indeksi UV do t’i regjistrojë vlerat në kufijtë e normales.

Do të fryjë erë në drejtim verilindje dhe juglindje, e lehtë deri mesatare.