Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i Qeverisë së Kosovës, nuk do ta ndihmojë shumë komunën e Prishtinës, ka thënë nënkryetari i kësaj komune, Muhedin Nushi, duke shtuar se planifikimi i buxhetit për këtë vit është 6.3% më i vogël se që ka qenë vitin që e lamë pas.
“Ligji i Rimëkëmbjes së Qeverisë nuk do ta ndihmojë shumë komunën e Prishtinës. Ne do të ballafaqohemi edhe gjatë këtij viti me masa të ndryshme të cilat do t’i ndërmarrim. Vitin e kaluar kemi marrë një mori masash të cilat e kanë kapur vlerën 10 milionë euro me të gjitha masat e aprovuara qoftë atë për rimëkëmbje të bizneseve qoftë për skema sociale. Edhe për këtë vit i kemi të parapara disa prej ndihmave por varësisht prej situatës do të veprojmë edhe ne. Ne për COVID veç kemi filluar pagesat gjatë vitit të kaluar”, ka deklaruar ai për EO.
Nushi ka theksuar se gjatë vitit të kaluar janë paguar 437 qytetarë të Prishtinës, ku shuma total është afro 20 mijë euro.
“Në ndërkohë derisa të hapet thesari ne kemi vazhduar me azhormimin e atyre të dhënave me kontakte me qytetarë të cilët nuk i kanë plotësuar të dhënat në formë të duhur dhe aktualisht e kemi listën prej 7 mijë qytetarëve të cilët do të marrin ndihmën në ditën e parë kur të hapet thesari. Po shpresojmë shumë që thesari do të hapet të hënën dhe ne do të mund të fillojmë me transaksionet të tyre. Ekipi prej dhjetë vjetëve punon vazhdimisht në kontakte me familjarë”, shtoi ai.
Në skemën sociale, Komuna e Prishtinës ka mbi 1500 familje që ndihmohen nga Qeveria. Sipas Nushit, Komuna i ka ndihmuar me pako ushqimore, higjienike dhe dru për ngrohje afro 300 familje.
Edhe
Mbi 90 milionë euro projeksioni i buxhetit të kryeqyteti për vitin 2022
Planifikimi buxhetor i Komunës së Prishtinës për vitin 2021 është 85 milionë e 792 mijë.
“Planifikimi buxhetor për vitin 2021 është 85 milion e 792 mijë që i bie se 6.3% buxheti më i vogël se që ka qenë vitin e kaluar. Buxheti është i bazuar në 100 premtimet e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, jo vetëm i këtij viti por edhe i tre vjetëve paraprake. Do të mundohemi t’i realizojmë 100 pikët por edhe të shpenzojmë buxhetin në formë maksimale”, shtoi Nushi.