Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi sot se buxheti për vitin 2018 është buxhet i zhvillimit për rritje ekonomike dhe rritje të pagave. Ai ka arsyetuar edhe numrin e madh të zëvendësministrave, të cilët janë 50 të emëruar në Qeverinë e tij.
Haradinaj ka thënë se nuk ka humbje të mjeteve të buxhetit me këtë numër të zëvendësministrave, për shkak se, sipas tij, dinamika e punës është ndryshe nga e kaluara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është një proces në vazhdim, numri ka mbërri deri në 50 zëvendësministra, si dhe varësisht prej dinamikës, punës edhe temave. Ajo që po bëjmë është se p.sh. rasti i Ministrisë së Financave i ka tre zëvendësministra, por të tretë kanë detyra të deleguara, edhe mundemi me thënë që nuk është para e humbur e buxhetit të Kosovës, për shkak se dinamika është ndryshe nga e kaluara”, deklaroi kryeministri Haradinaj.
Ai ka thënë se është një lajm i mirë se ministri i Financave, Bedri Hamza për këto ditë ka përmbushur planin buxhetor për 2018, por i vjen keq që disa kategori kanë pritur gjatë për pagat e tyre.
“Na vjen keq për kategori të caktuara që kanë pritur, por ne kemi gjetur kohë dhe për mua është vërtet një lajm i mirë për Qeverinë, për Kosovën, është buxheti për vitin që vjen, që është një buxhet i cili garanton stabilitetin financiar në vend. Është një buxhet, që po ashtu siguron edhe rritjen ekonomik dhe rritjen e pagave. Jemi të interesuar që në planet tona për vitin që vjen dhe vitet në perspektivë të thellojmë bashkëpunimin me institucione të ndryshme financiare, për marrjen e kredive të buta, si dhe hua, që janë të dobishme për projektet që janë më rendësi për vendin, në mënyrë që edhe klima e investimeve të jetë e mirë”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndërsa, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka paralajmëruar rritjen e pagave nga viti i ardhshëm dhe skemës sociale, por jo dhe të pensioneve.
Ai tha se rritja e pagave do të bëhet nga një janari dhe ajo do të jetë sipas rritjes ekonomike. Sipas tij, 20 për qind do të ketë rritje të skemës sociale, nga e cila do të përfitojnë 26 mijë familje.
“Do të ketë rritje të pagave, rritja e pagave do të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi, në përputhje me rritjen ekonomike dhe do të fillon nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe do të përfitojnë të gjithë të punësuarit që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës. Përveç rritjes së pagave, i kemi trajtuar edhe kategoritë tjera sociale, ku për vitin e ardhshëm e kemi planifikuar rritjen për 20 për qind për të gjitha familjet që janë në asistencë sociale. Gjithashtu i kemi përfshirë edhe tri skema të reja sociale, për të pa aftësuarit”, deklaroi ministri Hamza.