Kur jemi gati në gjysmë të vitit 2018, Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë në konsultim publik Draftin e strategjisë kundër krimit të organizuar dhe Planin e veprimit 2018-2022.
Sipas këtij dokumenti, qëllimi i kësaj strategjie është zhvillimi i mëtejmë i politikave për marrjen e përgjegjësive për mbrojtjen e individit dhe shoqërisë, dhe problemet që janë pasojë e krimit të organizuar, shkruan sot Koha Ditore.
Ajo thuhet se është vazhdimësi e strategjisë paraprake kundër krimit të organizuar 2012-2017. Por nga ky dokument, sikurse edhe ato paraprake, njohësit e kësaj fushe nuk presin shumë.
Ata kanë vlerësuar se Draft-strategjia në fjalë ka shumë mangësi, është hartuar shkel e shko dhe se për të nuk është bërë një analizë e mirëfilltë buxhetore.
Kjo, sipas tyre, dëshmohet edhe me faktin se për aktivitete krejtësisht të ndryshme buxheti është i njëjtë cent për cent. Lidhur me këtë Draft-strategji gazeta ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme, por Zyra për media e saj nuk ka kthyer përgjigje që nga e hëna e kësaj jave. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Shala thotë se Draft-strategjia antikorrupsion ka probleme serioze, përmend komentet kritikuese të BE-së
-
Saga e Strategjisë kundër Korrupsion
-
PDK-ja kritikon Qeverinë: Draft-strategjia e sigurisë kombëtare ka mangësi serioze
-
MPB-ja nis hartimin për Projektligjin e sigurisë kibernetike
-
Shkodra: Ligji s’do të kursejë askënd