23:57 - Juristi i njohur, Vigan Qorrolli, në Interaktiv të KTV-së, tha se çështja e liberalizimit të vizave është proces i ndërlidhur me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Institucionet e BE-së bashkëvendësin dhe kështu në qershor do të bëhet një bilanc i plotësimit të kritereve për liberalizim vizash për Kosovën. Demarkacioni ka përfunduar, dhe tani është sundimi i ligjit. Aty flitet se duhet të arrihet një nivel i kënaqshëm i luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vetëm ngritja e aktakuzave nuk mjafton për të kënaqur kërkesat e BE-së. Duhen aktgjykime të formës së prerë dhe të provohet se dikush ka qenë i përfshirë në krim e korrupsion. Në Kosovë ka krim e korrupsion, i cili duhet të luftohet”.
EULEX-i, sipas Qorrollit, ka bërë të njëjtat gabime sikurse UNMIK-u.
“Ai është përkujdesur në radhë të parë për stabilitetin politik. Shumica e shefave kanë qenë ose politikanë, ose gjeneralë të ushtrisë. Kur kanë raportuar ata në Bruksel, kanë folur për stabilitetin politik në Kosovë, por asnjëherë për strategji gjithëpërfshirëse që do ta bënin Kosovën vend të qëndrueshëm në raport me drejtësinë”, theksoi ai.
Misioni i ri, sipas tij, do të jetë në kuadër të Zyrës së BE-së dhe do të ketë një ndërlidhje me krimet e luftës.
Edhe
Qorrolli: Do ta krijojmë një prokurori të posaçme kundër korrupsionit
Qorrolli tha se gjyqtarët e Kosovës po merren tash e sa kohë me raste të krimeve të luftës e korrupsionit, por “në shumicën e rasteve japin vendime që prishen nga instancat më të larta”.
“Megjithatë, besoj se gjyqësia ka burra dhe gra shumë të ndershëm dhe misioni i tyre fisnik duhet të jetë patriotizmi në këtë vend. Atë që po dështon ta bëjë politika, duhet ta bëjë gjyqësia”, u shpreh Vigan Qorrolli, njohës i çështjeve të drejtësisë.
Duke folur për moszgjidhjen e tij si gjyqtar i kushtetueses, Qorrolli tha se ka qenë vullnet i tij për të punuar në të mirë të vendit.
“Nga 4 nëntori 2017, Kuvendi ka dështuar me zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues. Unë kam shpresuar se si një i ri, do të mund të kontribuoja në gjyqësinë kushtetuese për çka edhe jam shkolluar në perëndim”, tha Qorrolli.
Qorolli: Pas dialogut, nuk do të ketë njohje de jure të Kosovës nga Serbia
Vigan Qorrolli, analist politik, thotë se në mungesë të një platforme për unifikim politik për tema të mëdha, siç janë dialogu me Serbinë, Asociacioni e FSK-ja, partitë politike, në mungesë të këtij konsensusi, po organizojnë tryeza të cilat deri në këtë moment janë pa rezultat.
“Jam skeptik se mund të realizohet diçka nga këto tryeza. Nuk dihet se cili do të jetë përfundimi i Asociacionit, a do të jetë një Ahtisaari Plus apo një organizatë pa kompetenca ekzekutive. Serbët e kërkojnë këtë të parën. Tryezat kanë qëllime të mira, por konsensusi nuk arrihet në tryeza politike”, tha Qorrolli në Interaktiv të KTV-së, duke theksuar në arritjen e konsensusit duhet të përfshihet çdo njeri që mund të kontribuojë.
Edhe
Varhelyi: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim, duam konstruktivitet në dialog
Duke folur për kërkesën e partive opozitare për zgjedhje të parakohshme, Qorrolli tha se nuk janë kërkesa serioze.
“Është një manovrim i pastër politik dhe opozita s’e ka as ndërmend që ta çojë vendin në zgjedhje, është thjeshtë një kërkesë politike. Diskutimet që partitë opozitare i bëjnë në terren mund t’i bindin ato parti që janë mirë, apo edhe sondazhet, por janë thjeshtë kataklizma elektoralë. Kosova nuk është në nevojë për zgjedhje të parakohshme, pasi që tri temat e mëdha duhet të përfundojnë dhe zgjedhjet do të mund t’i stoponin këto procese”, tha ai.
Dialogu me Serbinë, thotë Qorrolli, nuk është teknik por është krejtësisht politik.
“Nuk do të ketë njohje de jure nga Serbia për Kosovën. Kosova dhe Serbia nuk do të lidhin marrëdhënie diplomatike, sidomos nga ana e Serbisë. Duke parë një veprim relativisht armiqësor ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar çnjohjen e Kosovës, nuk pritet gjë e mirë. Mirëpo, me këtë marrëveshje ligjërisht obliguese mund të mos e pengojë Kosovën më tutje, por njohje de jure pres të ketë sepse nuk do të ketë mundësi ta sqarojë këtë veprim”, ka thënë më tej ai.
Udhëheqja e dialogut me Serbinë, sipas analistit Qorrolli, është dilemë dhe duhet të ketë një konsensus, opozitë-pozitë dhe me partitë jashtë-parlamentare.
Ai thotë se duhet të merren vesh krerët e shtetit se kush do ta përfaqësojë Kosovën në këtë dialog.
“Nëse Thaçi e nënshkruan marrëveshjen ligjërisht detyruese, 2/3 e deputetëve duhet ta japin pëlqimin e saj në mënyrë që të jetë e ligjshme për Kosovën”, tha Qorrolli.
Edhe
S’ka udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën
“Përmes Asociacionit, serbët dëshirojnë që të ketë njëfarë lidhje direkte politike me Beogradin dhe përmes tij dëshirojnë që fondet që vijnë për këto komuna të mos shkojnë përmes institucioneve të Kosovës”, u shpreh ai, duke theksuar se nëse lejohet një gjë e tillë, do të ishte “gabim kardinal”.
“Se cili do të jetë kompromisi për Asociacionin, dhe se çfarë statusi do të ketë ai, unë besoj se njerëzit që merren jurisprudencë publike duhet të kenë shumë kujdes se çfarë kompetencash do t’i japin atij. Asociacioni i komunave me shumë serbe përfundimisht nuk do t’i ngjajë Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare”, theksoi analisti Qorrolli.