Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nuk dihet kush do të përfitojë nga projektligji për Punëtorët e Arsimit dhe sa do të jetë kostoja e tij

Foto: Koha

Komisioni Parlamentar për Arsim nuk e ka shqyrtuar Projektligjin për Punëtorët e Arsimit të viteve ‘90. Anëtarët e këtij komisioni kanë thënë se nuk e kanë numrin e saktë të punëtorëve dhe se për këtë nuk dihet kostoja financiare për çka edhe kanë kërkuar ndihmë nga ekspertë financiarë.

Ende nuk dihet saktë numri i punëtorëve përfitues të viteve ‘90, rrjedhimisht nuk mund të dihet edhe kostoja financiare. Kjo ka shtyrë Komisionin parlamentar për arsim që të mos e shqyrtojë të martën projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve të ‘90.

Për këtë ata kanë kërkuar ndihmën e ekspertëve financiarë, si dhe Ministrisë së Financave, të arsimit si dhe asaj të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Anëtarja e këtij komisioni nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka kritikuar Ministrinë e Financave për joseriozitet në këtë çështje.

Rrjedhimisht, për gjithçka mbetet të pritet derisa të sqarohen të dhënat rreth numrit të përfituesve nga të tri ministritë e përfshira në këtë projektligj.

Nëpërmjet një njoftimi, SBASHK-u ka kërcënuar me greva të vazhdueshme ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi, duke shprehur kundërshtimin për Ligjin për Pagat.

Edhe Haxhiu thotë se Pr/Ligji për pagat e mësimdhënësve të viteve të ‘90-ta po vonohet për inate politike Arbëri Haxhiu thotë se Pr/Ligji për pagat e mësimdhënësve të viteve të ‘90-ta po vonohet për inate politike

Siç thuhet në njoftim, Bytyqi është përgjigjur se nuk ka vend për shqetësim, pasi kanë formuar komision që do të analizojë udhëzimin e përmendur dhe do ta zgjasë afatin për t’u dhënë mundësi të punësuarve në arsimin e mesëm të lartë, të vazhdojnë me ngritjen profesionale.