Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

NPB, “ndërmarrja e interesit” – gjerësisht në të dielën me “Kohën Ditore”

Ndërmarrja Publike Banesore, për të gjithë kryetarët e Prishtinës nga viti 1999 e tutje, ka qenë problem.

Nga kjo nuk ka shpëtuar as kryetari aktual, Shpend Ahmeti, ndërsa kësaj teme i kushtohet këtë javë e diela me Kohën Ditore.

Reportazhi këtë javë shkon për fshatin Dobërçan të Gjilanit, që shumëkujt po i asocion në një fshat tipik zviceran, ndërsa reportazhe ka edhe nga Shqipëria e Turqia.

“Kosovarçe” u kushtohet dy prej farkëtarëve të mbetur në Pejë.

“7 shkronja” këtë javë sjell aktorin e regjisorin Simon Pitaqaj, e në faqet e kulturës vjen edhe profili i aktorit kosovar Vegim Thaçi, që po bën karrierë në SHBA.

Adhuruesit e veturave mund të gjejnë artikuj për të ardhmen e automobilistikës e gjithashtu, edhe shkrime të tjera nga teknologjia.

Edhe Azemi: Komuna duhet të jetë më aktive në rastin e NPB-së Arbëri Azemi: Komuna duhet të jetë më aktive në rastin e NPB-së

Në faqet e sportit, vjen Fatri Jusufi, një kosovar që merret me një sport të rrallë dhe të rrezikshëm në Kosovë- me kostum të ajrit, i njohur si ‘wingsuit’.

edhe profile të sportistëve nga arena ndërkombëtare, si dhe shumë faqe enigmatikë, këshilla për shëndet e dukje dhe shumë artikuj që nuk i keni hasur gjatë javës.