Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta nderojë Nenad Gjuriqin, ish-drejtorin e Policisë së Kosovës për veri, që u suspendua të enjten, pasi refuzoi ta implementojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat, raporton gazeta “Novosti”.
Të shtunën serbët kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës, përfshirë edhe zyrtarët policorë në veri.
Vuçiq ka vendosur ta nderojë Gjuriqin për veprimin e tij.
Thuhet se Vuçiq ka zhvilluar bisedë telefonike me Gjuriqin, i ka dhënë përkrahje dhe “i ka thënë se Beogradi do të jetë gjithmonë me të dhe popullin serb në Kosovë e M.”
Artikuj të ngjashëm
-
Medalje për të suspenduarit
-
Vuçiqi dekoron dhe u siguron punësim Gjuriqit dhe Filipoviqit
-
Suspendimi i drejtorit të Policisë në veri ngjall reagime e kërcënime nga serbët
-
Vuçiq: Serbia do ta hetojë vrasjen e policit në veri
-
Vazhdohet urdhri për gatishmërinë luftarake të Ushtrisë serbe, LS-ja i kërkon Vuçiqit ta pezullojë dialogun