Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Norvegjia vazhdon mbështetjen për projektin e komunave ndërkufitare Kosovë – Shqipëri

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala ka pritur të premten ambasadorin e Norvegjisë për Kosovë dhe Shqipëri, Per Strand Sjaastad, me ç’rast u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit me projektet që janë mbështetur nga Qeveria norvegjeze në fushat që mbulon kjo ministri, me theks të veçantë në sektorin e kadastrës.

Sipas njoftimit për media, ministri Shala dhe ambasadori norvegjez u pajtuan në mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe implementimin e një pjese të projektit të përbashkët Kosovë–Shqipëri “Profesionistët e Rinj për Zhvillimin ndërkufitar” të Komunave ndërkufitare Gjakovë-Has-Tropojë-Prizren-Kukës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadori norvegjez Per Strand Sjaastad, e falënderoi ministrin Shala për gatishmërinë në vazhdimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Norvegjisë dhe po ashtu e njoftoi se janë duke i përgatitur planet për projekte për vitet 2018 e tutje.

Ndryshe, ministri Shala dhe ambasadori Sjaastad u pajtuan për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit reciprok.