Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Norvegjia premton bashkëpunim me Gjakovën

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Per Strand Sjaastad, me të cilin ka zhvilluar një takim tejet miqësor, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Gjatë takimit është biseduar për shumë tema të rëndësishme në nivelin qendror, por fokusi kryesor ka qenë mbi zhvillimet aktuale në nivelin lokal, idetë, planet dhe projektet konkrete të kryetarit Gjini dhe qeverisjes lokale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadori Per Strand Sjaastad ka thënë me këtë rast se Norvegjia e ka ndihmuar Kosovën për shumë vite ndërsa kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai ka shtuar se Shteti i tij ka disa projekte mjaft interesante për rajonin e Gjakovës dhe ka shfaqur shpresën që këto projekte të shtyhen përpara falë një bashkëpunimi të ngushtë të komunës së Gjakovës dhe ambasadës norvegjeze në Kosovë.