Ambasadori amerikan Greg Delawie sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini.
“Komunën e Gjakovës sot e ka vizituar ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie cili ka zhvilluar takim me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Në këtë takim Gjini, ka informuar ambasadorin Amerikan lidhur me projektet që tashmë kanë filluar si dhe për planin katër vjeçar të punës së Komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftimin nga kjo komunë.
Tutje, thuhet se Delawie, ka theksuar që shteti amerikan gjithmonë do të jap ndihmën e pa kursyer të tij në projektet për zhvillimin e komunave.
Artikuj të ngjashëm
-
Norvegjia premton bashkëpunim me Gjakovën
-
Gjini takohet me pronarët e bizneseve në Gjakovë, u premton mbështetje
-
Kurti në Gjakovë, pritet nga kryetari i Komunës, Ardian Gjini
-
Fort Dodge nga Iowa dhuron pajisje sportive për shkollat e Gjakovës
-
Delawie: SHBA-ja mbetet mbështetëse e parezervë e Kosovës në ecjen e saj përpara