Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Njohja nga SHBA e Xhaferit si kryekuvendar arritja më e madhe kundër albanofobisë”

Kolumnisti i Kohës Ditore e drejtori i Riinvestit, Lumir Abdixhiku ka komentuar faktin se nëpërmjet ambasadës së saj në Shkup, Qeveria e SHBA-ve e njeh Talat Xhaferin si kryetarin e ri, dhe të vetëm, të parlamentit maqedon.

“Kjo është arritja më e madhe shqiptare në një shtet që me maska, huliganë e regjim fashist promovon albanofobinë. Këtë fakt s'mund ta ndryshojë askush; as skenarët rus”, ka thënë ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Koha kur shqiptarët presin qejfet e kombësive të tjera për të drejtat e tyre është e vdekur. E vdekur do të jetë gjithçka që provon institucionalizimin e racizimit ndaj shqiptarëve në Maqedoni; qoftë shtet apo pushtet ai”, ka shtuar më tej ai.