Rreth 260 mijë armë pa leje vlerësohet të jenë në duart e qytetarëve të Kosovës. Ky numër mund të zvogëlohet nëse qytetarët aplikojnë për legalizimin e tyre.
Sipas udhëzimi administrative numër 09/2018, të nënshkruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, të gjithë ata që posedojnë armë pa leje, mund të aplikojnë për legalizim që nga 17 dhjetori i këtij viti, deri më 17 qershor të vitit të ardhshëm, raporton KTV.
Për legalizim, mund të aplikojnë të gjithë personat që kanë mbushur 21 vjet, që nuk kanë të kaluar kriminale dhe që nuk janë të dënuar me formë të prerë nga gjykata.
Ky udhëzim administrativ thotë se armët që mund të legalizohen, duhet të jenë të kategorisë B, C dhe D, sipas Ligjit për Armët.
Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se ministria nuk i ka përcaktuar ende tarifat që duhet të paguajnë qytetarët për legalizim të armëve.
Ai kërkon që këto procedurat të jenë të thjeshta dhe tarifat të mos jenë të larta, në mënyrë që sipas tij, qytetarët të inkurajohen për aplikim.
Ibishi e quan të domosdoshëm procesin e legalizimit, pasi thotë se numri i madh armëve pa leje është i rrezikshëm për qytetarët.
Edhe
Njohësit e sigurisë kërkojnë procedura të thjeshtësuara e kosto të ulët për legalizimin e armëve
Në Kosovë ekzistojnë dhjetëra qendra trajnuese për aftësim në përdorim të armës. Në njërën nga to, thonë se procedurat për aplikim, nuk janë aq të komplikuara siç paraqiten.
Udhëzimi administrativ parasheh që armët mund të legalizohen për gjueti, shenjëtari, koleksion.
Sipas Fahri Gashit nga poligoni i shenjëtarisë “Katana”, kërkesa për legalizim do të miratohet nga organi kompetent brenda 30 ditëve të punës, nëse kriteret për kërkuesin dhe armën plotësohen në përputhje me këtë udhëzim administrativ.
-
Kontrolli mbi armët pa leje synohet të bëhet përmes mundësisë së dorëzimit dhe legalizimit të tyre
-
Kontrolli mbi armët pa leje synohet të bëhet përmes mundësisë së dorëzimit dhe legalizimit të tyre
-
Mosbesimi në drejtësi e kultura ndikojnë në numrin e madh të atyre që posedojnë armë pa leje
-
Numër i madh i armëve ilegale në Kosovë, ekspertët kërkojnë aksione për grumbullim