Hetuesi i krimeve ekonomike, Idriz Gashi, është rikthyer në detyrën e tij pasi është konfirmuar se nuk ka marrë pjesë në tubim elektoral, ka njoftuar avokati i tij, Arianit Koci.
Gashi ishte në mesin e tre zyrtarëve policorë të suspenduar më 8 janar pasi dyshoheshin se morën pjesë në tubime parazgjedhore të partive politike.
“Hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral. Si rezultat, siç kam parashikuar, rreshteri Gashi rikthehet në detyrat e tij policore”, ka shkruar në Facebook avokati Koci.
Majori i Policisë, Isak Ejupi, ishte paraqitur në një tubim parazgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kishte mbajtur një fjalim, bazuar në një postim në Facebook të LDK-së.
Nexhmi Krasniqi, kolonel i Policisë Kufitare, e Gashi dyshoheshin se morën pjesë në tubimet e PDK-së. Krasniqi pati thënë se do të ankohej për suspendimin dhe se do të paraqesë prova në favor të tij.
Inspektorati Policor u ka bërë thirrje pjesëtarëve të Policisë që të qëndrojnë larg aktiviteteve politike.
-
I kthehet masa e suspendimit hetuesit “politik”
-
Suspendohen tre zyrtarë policorë, nën dyshimin për pjesëmarrje në tubime partiake
-
Suspendohen tre zyrtarë policorë, dyshohet se morën pjesë në tubim politik
-
Gashi: Sot nuk diskutohet për kandidatët për kryetar
-
Gashi: Kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve, e motivuar nga Serbia për presion ndaj Kosovës