Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një viktimë nga COVID-19 të mërkurën në Shqipëri

Foto: TCH

Një person vdiq si pasojë e COVID-19 e 1.563 të tjerë rezultuan pozitivë në Shqipëri, të mërkurën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 725 pacientë, duke çuar numrin e pacientëve të shëruar në 280.374.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri, nga COVID-19 vdiqën 3.517 persona e u prekën 290.954 të tjerë.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.517.

Në 24 orët u fundit u shtrinë për trajtim në spitale 30 persona.