Aktori i njohur kosovar Edi Kastrati për Ditën e Gruas ka uruar për këtë ditë Ferdonije Qerkezin, nënë gjakovare që në luftën e Kosovës humbi katër djemtë dhe burrin e saj.
Kastrati thotë se Ferdonije Qerkezi është nëna e të gjithë nënave të botës dhe është shembulli më i mirë i një gruaje shqiptare.
{gallery}
“Në pamundësi për të uruar 8Marsin më të shtrenjtës sime e cila tash 18 muaj ka ndërruar jetë,i urova nënës Done,nënës së të gjitha nënave të botës, shembullit më të mirë të një gruaje shqiptare. Mos harroni nënave duhet kushtuar tërë jetën e jo vetëm 1 ditë në vit”, ka shkruar ai në Facebook.
Ferdonije Qerkezi pas luftës u ka ofruar të gjithëve mundësinë që të mësojnë nga afër historinë e familjes Qerkezi duke hapur shtëpinë-muze.
-
Mëngjesi i 8 marsit me nënën Ferdonije
-
Ferdonije Qerkezi ende kërkon përgjigje për shuarjen e familjes së saj
-
Ferdonije Qerkezi e vetme për festa, uron që këtë vit të gjenden trupat e familjarëve të saj
-
Ferdonije Qerkezi e vetme për festa, uron që këtë vit të gjenden trupat e familjarëve të saj
-
Të jetosh me dhimbjen