Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një test i fshehtë sigurie për bombë në Rinas evakuon punonjësit dhe qytetarët në aeroport

Një test i befasishëm për bombë ka bërë që aeroporti i Rinasit të evakuohet.

Testi bëhet nga Autoriteti i Aviacionit Civil në bashkëpunim me Policinë e Shteti, për të provuar gatishmërinë në kuadër të ngjarjeve të rënda kriminale që mund të ndodhin.

Kujtojmë se në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas kanë ndodhur disa herë ngjarje kriminale. Më e fundit ishte ajo e 9 prillit të një viti më parë ku persona të maskuar dhe të armatosur grabitën miliona euro.

Njoftimi:

Një test i fshehur i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Komisariatit Rinas, brenda ndërtesës së aeroportit, “i identifikuar si alarm për bombë” ka bërë që në orën 11.29 të ditës së sotme, datë 30 Shtator 2020, të bëhet evakuimi i të gjithë pasagjerëve dhe punonjësve të aeroportit, pasi u vunë në veprim procedurat e Planit të Emergjences për raste të tilla.

Edhe Nisin hetimet për 16 policë të Rinasit, që dyshohen për kalime ilegale të kufirit Kronikë Nisin hetimet për 16 policë të Rinasit, që dyshohen për kalime ilegale të kufirit

Të gjithë pasagjerët dhe punonjësit e aeroportit kanë rihyrë në terminal, pas njoftimit të policisë së Komisariatit Rinas se ky “alarm” ishte një test i fshehtë.

Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre se operimi i aeroportit po vazhdon normalisht dhe nuk ka vonesa në fluturimet që janë program, sqarohet në fund të njoftimit, transmeton TCH.