Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Sadri Misini” në Shipashnicë të Poshtme të Kamenicës, ka kaluar në mësim online, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në mesin e nxënësve dhe mësimdhënësve.
“Këto masa janë marrë duke u bazuar në rekomandimin e IKSHPK-së, si dhe në harmoni me Udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.