Një punëtor i administratës së Kuvendit të Kosovës ka ndërruar jetë sot në vendin e tij të punës, raporton KP.
Zyra për media e Kuvendit të Kosovës nuk ka mohuar as pohuar për vdekjen e punonjësit të administratës, por vetëm ka konfirmuar se sot rreth orës 9: 00 autoambulanca mjekësore ishte në ambientet e Kuvendit për t’i ofruar ndihmë një zyrtari të administratës.
Mjeku kujdestar ka thënë për media se punëtori i administratës ka vdekur në vendin e tij të punës dhe dyshohet se ka pasur sulm në zemër.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një punëtor i KEK-ut pas një incidenti në Termocentralin Kosova B
-
Kolegu i punëtorit që vdiq dje në Prishtinë humbi ndjenjat nga tronditja
-
Vdiq punëtori që ishte lënduar në vendin e punës në Shtime
-
Vdiq personi që u lëndua në vendin e punës javën e shkuar
-
Punëtori gjendet pa vetëdije në Graçanicë, vdes më pas në QKUK