Temperaturat e larta të ditëve fundit kanë nisur ta shkrijnë borën në trevën e Rugovës, por një rrugë ende vazhdon të jetë e bllokuar nga ajo.
Rruga nga fshati Drelaj në drejtim të flatrave Dukaivë dhe Shkrel siç tregojnë banorët, në disa pjesë, bora është deri në një metër trashësi dhe nëse nuk pastrohet, siç thonë banorët, mund të mbetet në këtë gjendje së paku deri në muajin maj. Këtë fundjavë disa banorë që kishin dashur të udhëtonin nëpër atë rrugë në fshatrat e veta u është dashur të ktheheshin prapa në Pejë, për shkak të pamundësisë që të kalonin, shkruan sot Koha Ditore.
Deri në një pjesë të asaj rruge borë nuk ka, por sipas banorëve janë rreth 3 deri 4 kilometra plot me borë. “Nëpër shpate veç është shkrirë bora, por në rrugë ka ende shumë borë dhe nuk ka pasur mundësi të kalohet nëpër atë rrugë. Deshëm të dilnim deri në fshat, por është dashur të ktheheshim mbrapa sepse nuk kemi mundur të dilnim”, tregon Naser Kurbogaj nga Shkreli.
(Tekstin e gjerë lexojeni sot në “Koha Ditore”)